MENU
klinika

Juventus luan në mbrëmje

Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon ‘Vjollcët’!

01.04.2023 - 20:20

Seria A e futbollit është në javën e 28-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në 15:00, me Atalantën që fitoi 1-3 me Cremonesen në transfertë. Në 18:00, Interi humbi 0-1 në shtëpi me Fiorentinën, teksa sfida u vendos nga goli i Bonaventurës. Në 20:45 Juventusi pret Veronën.

Në “Giuseppe Meazza”, Interi humbi 0-1 me Fiorentinën. Për javën e 28-të në Serie A, zikaltërit marrin humbjen e tretë radhazi, duke lëkundur pozitat e trajnerit Inzaghi. 12 minuta në fundin e ndeshjes për Interin mori minuta edhe Kristjan Asllani. Pjesa e parë ka parë Interin më kërkues, teksa zikaltërit nuk ia dolën të shënonin. Dueli u vendos në minutën e 53 nga Bonaventura, ish-mesfushori i Milanit. Në këtë përballje Lukaku humbi një rast flagrant për gol. Inter me 50 pikë mbetet në vendin e tretë, teksa Fiore me 40 pikë ngjitet në vendin e 40-të.

Serie A – java 28-të:

Cremonese 1-3 Atalanta

Inter 0-1 Atalanta

20:45 Juventus – Verona

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak