MENU
klinika

Klubi italian drejt shitjes

“Investcorp” gati ofertën marramendëse për drejtuesit zikaltër

11.04.2023 - 19:01

Interi nuk po përjeton një moment të vështirë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Situata aspak e lehtë financiare e grupit “Suning” është tashmë e njohur, ashtu si dëshira e Stiven Zhangut për ta shitur klubin dhe mëri që vazhdon të lakohet është ai i “Investcorp”. Sipas asaj që raporton “Middle East Economy”, kompania nga Bahrejn po përpiqet të krijojë një grup investitorësh për të paraqitur një ofertë zyrtare për blerjen e klubit italian.

Po sipas medias, firma kërkon të mbledhë një fond prej 545-654 milionë dollarësh për blerjen, edhe pse pritet ende të shikohet nëse Zhang do të jetë dakord me çmimin e propozuar. Nëse “Investcorp”, që më parë ka shfaqur interes edhe për Milanin, do të shtijë në dorë aksionet e Interit, atëherë do të ishte një zgjerim i konsiderueshëm i portofolit sportiv të kompanisë, pas Xheksonvil Xhaguars në NFL.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshmia e historianit, i ish-dënuar politik

“Si e njoha profesorin Ahmet Gashi, që drejtoi Normalen”

Adi Kurti tregon idhullin e tij

“U drodha nga emocionet me fanellën kuqezi”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak