MENU
klinika

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

Kandidati i PS për Mallakastrën zyrtarisht në garë më 14 maj

24.04.2023 - 19:24

Kolegji Zgjedhor ka rrezuar ankimimin e PD për Qerim Ismailaj.

Vendimi konfirmon zyrtarisht kandidimin e Ismailajt për PS në zgjedhjet e 14 majit.

Më herët PD tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.

Në datën 19 prill KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka regjistruar në zgjedhjet lokale kandidatin e PS-së për bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Pak ditë më parë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk ka marrë në shqyrtim një kërkesë nga Partia Demokratike për ç’regjistrimin nga gara të kandidatit të PS-së për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dekriminalizimi “djeg” një tjetër kryebashkiak

Prokuroria: Qerim Ismailaj, i dënuar me 3 vite burg në Greqi