MENU
klinika

Argjentina dhe Franca lënë pas Brazilin

Kombëtarja shqiptare humbet dy pozicione

06.04.2023 - 12:24

Organi i futbollit botëror, FIFA ka përditësuar edhe renditjen e kombëtareve në bazë të paraqitjeve të fundit. Kombëtarja shqiptare e futbollit humbet dy pozicione nga dhjetori i 2022, teksa tanimë gjendemi të 68 në botë. Duket se paraqitjet zhgënjyese në eliminatoret e fundit dhe nisja “jo” me Poloninë, kanë bërë që “Shqiponjat” ta gjejnë veten poshtë Maqedonisë së Veriut, Katarit apo edhe Xhamaikës.

Sa i takon Kosovës, dardanët nuk kanë ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin numër 107. Skuadra e Giresse barazoi në dy ndeshjet e para në kualifikueset e kampionatit europian.

Vendi i parë në renditjen e FIFA-s i takon kampionëve të botës, Argjentinës. Vendi i dytë për Francën, me Brazilin që në katër muaj sheh të zbresë nga froni i futbollit botëror duke u renditur vetëm në vendin e tretë. Mes dhjetë kombëtareve më të forta në botë janë: Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak