MENU
klinika

“The GOAT”

Ledri “i vjetër” u rikthye në muzikë!

17.04.2023 - 13:45

Albumi i ri i Ledri Vulës “1 GOAT për ty” duket se do të jetë nam, pasi ka rikthyer tek publiku “Ledrin e vjetër” të këngëve që tashmë janë hit.

Këtë e ka vërtetuar kënga e parë “Përshëndetje hejter”, që është pritur kaq mirë nga fansat entuziastë për rikthimin e këtij stili.

Ky projekt është një “diss” me kulturë, që ne të “Iconstyle” e dashuruam që në momentin e parë që e dëgjuam.

Ledri ka përmendur disa emra, të cilët më herët e kanë ofenduar, bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur vite më parë. Teksti është shkruar nga vetë artisti.

“I paska rentirat kerret Leder bosi, ta kanë ngulë Baba Starsat e midis t’ka myt Noizy. T’kanë rreh për Dafinën, n’spital t’kanë lon rat, grun me zezakë ta pashë, ta q* atë nanën e trashë”, thotë Ledri në një pjesë të tekstit.

Në dy minuta këngë, ai përfshin 10 vite karrierë të suksesshme të tijën, duke vërtetuar edhe njëherë pse është “The goat”. Ndaj i ka hije edhe emri i albumit “Një GOAT për ty”.

Në komentet e shumta të rrjeteve sociale, fansat i kërkojnë reperit të vazhdojë të mbajë këtë stil të kënduari të cilin e pëlqejnë shumë, si dhe “pendën e tij” të artë e thumbuese njëkohësisht. Të njëjtën gjë i kërkojmë edhe ne Ledrit, nëse e lexoi këtë artikull!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këngëtaret shqiptare po e djegin"

“The New York Times” shkruan për Melinda Ademi


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë