MENU
klinika

Hapi zemrën!

Mariza Ikonomi tregon për të dashurin e saj misterioz!

06.04.2023 - 10:56

Megjithëse i ka treguar botës sa e dashuruar është, këngëtarja Mariza Ikonomi nuk e ka patur të lehtë të flasë në publik për partnerin që i ka vjedhur zemrën.

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka,”- shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

Në emisionin “Një gotë me Rose”, Rozana Radi e ka ngacmuar me lezet këngëtaren që t’i tregojë publikut më tepër detaje për mashkullin e ëndrrave të Marizës, që e ka në krah.

Rozana ka tentuar që këngëtarja t’i tregojë emrin, pasi në të kundërt do ta tregonte ajo vetë. Madje, ajo zbuloi dhe një letër që i dashuri i kishte dërguar Marizës.

Si përfundim, mësuam që partneri i saj quhet Blendi, ndërsa të tjera informacione duket se do të “rrjedhin” në vazhdim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbeti pa çmim te “Kënga Magjike”

Mariza Ikonomi heq dorë nga festivalet

Ja videoja që ngriti dyshimet

Mariza Ikonomi në një pritje të ëmbël?