MENU
klinika

"Vendime që shkatërrojnë"

Max Verstappen: Formula 1 po shkon në drejtim të gabuar

12.04.2023 - 13:03

Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen është kundër mënyrës së re të provave që pritet të aplikohet në Çmimin e Madh të Bakusë në 28 prill. Drejtuesit kanë vendosur që të ketë më shumë adrenalinë edhe në provat zyrtare, me pilotin e Red Bull që është kundër organizimit të ri. Pritet që gara sprint në Baku të japë pikë për 8 të parët dhe jo të përcaktojë renditjen e pilotëve në garën e së dielës, që do të vendoset nga provat zyrtare të së premtes.

“Nuk mendoj se është në ADN-në e Formula 1 që të organizojë këto lloj eventesh. Ky sport duhet t’i çojë pilotët që të japin maksimumin në provat zyrtare dhe më pas të duelojnë për fitoren në garë. Kjo është ADN-ja e Formula 1 dhe nuk e kuptoj këtë dëshirë për ta ndryshuar. Mendoj se spektakli nuk ka munguar, duke ulur shpenzimet dhe afruar skuadrat me njëra-tjetrën”, tha piloti i Red Bull.

Verstappen duket se dëshiron të qëndrojë me të vjetrën, teksa kërkon që të anullohen provat e së premtes për shkak të ngarkesës.

“Duke bërë gjithë këto ndryshime harrojmë se sa e shpejtë është fundjava për ne, sa kaotike bëhet fundjava, pa harruar që zhvillojmë shumë gara. E kuptoj dëshirën për të patur më shumë emocione, por po e çojmë Formula 1 në drejtim të gabuar. Të evitojmë provat e së premtes dhe ta bëjmë fundjavën më interesante”, tha Verstappen.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak