MENU
klinika

Mësohen ndeshjet play-off në NBA

Mbaron sezoni i rregullt në elitën e basketbollit amerikan

10.04.2023 - 13:13

Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA. Los Angeles Lakers kanë fituar kundër Utah Jazz me rezultat 128:117 për të siguruar pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Në fakt 12 skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, teksa katër të tjera do ta kërkojnë një gjë të tillë nëpërmjet Play-In.

Tanimë nuk ka më dilema dhe është mësuar renditjen përfundimtare në dy konferencat, si dhe duelet që do të zhvillohen në ‘Play-In’. Denver Nuggets janë të parët në Konferencën e Perëndimit të ndjekur nga Memphis Grizzlies, Sacramento Kings, Phoenix Suns, LA Clippers e Golden State Warriors.

Në ‘Play-In’ janë LA Lakers dhe Minnesota Timberwolves që do të luajnë mes tyre, si dhe New Orleans Pelicans dhe Oklahoma City Thunder.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak