MENU
klinika

“Idhujt e mi janë milanistë”

Mbrojtësi i Interit beson te kualifikimi në Champions

01.04.2023 - 15:36

Françesko Açerbi është kthyer në një titullar tek Interi këto muaj, por deklaratat e tij të fundit nuk do të bëjnë të lumtur tifozët zikaltër, ashtu siç ndodhi kur u mësua se do t’i bashkohej kësaj skuadre.

Açerbi shihet prej tyre si një tifoz i Milanit dhe pamja e tij teksa qeshte pas golit të pësuar nga Lacio në ndeshjen që praktikisht i dha titullin kampion kuqezinjve, ka sjellë komente pa fund. Në një intervistë për “DAZN”, ai ka përsëritur hapur faktin se idhujt e tij në fakt ishin milanistë.

“Idhulli i parë? Ueah, kur isha 7 vjeç. Kur isha i vogël isha sulmues. Pastaj erdhi Nesta dhe idhulli im i parë i vërtetë ishte ai”, shpjegoi Açerbi që u ndal edhe tek episodi i prekjes me dorë në sfidën me Juventusin, që pranoi se fitoi me meritë.

E ARDHMJA DHE BENFIKA – “Goli erdhi nga një prekje topi me dorë. Por e kanë interpretuar më mirë ndeshjen, e fituan me meritë. Ndoshta nuk do të shënonin kurrë gol, por ishin më të bindur dhe të përqendruar në fushë. Ky episod mund të jetë një stimul për ne në Kupë”, tha ai, duke theksuar në fund qe nuk do të priste deri në momentin e fundit për rinovimin me zikaltrit.

“Dua të qëndroj tek Interi. Por nuk di asgjë, nuk më intereson asgjë. Më presin dy muaj të rëndësishëm, themelorë, mundohem të bëj vetëm më të mirën. Ajo që do të ndodhë, do të ndodhë. Ndihem mirë, po të varej nga unë do të qëndroja këtu pa probleme. Por nuk do të pres deri në gusht si në sezonin e kaluar, kjo është e sigurt. Nuk dua të ngut klubin, padyshim, por nuk do të jetë si vitin e kaluar dhe ata e dinë”, tha Açerbi.

Në fund italiani komentoi edhe përballjen me Benfikën: “Mezi po presim, edhe pse ka një frikë të vogël që të vendos në adrenalinë në të njëjtën kohë. Në Champions League ne mund të arrijmë në finale, janë ndeshje brenda ose jashtë. Natyrisht kemi pasur një bisedë në dhomat e zhveshjes. Duhet ta luajmë, Benfika është shumë e fortë, por janë një skuadër që mund ta përballojmë, janë brenda mundësive tona dhe ne mund ta kalojmë fazën”.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak