MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Moska paralajmëron: Jemi në një fazë lufte të nxehtë me SHBA-në

05.04.2023 - 16:48

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka deklaruar se Rusia dhe SHBA kanë hyrë në një fazë konflikti të nxehtë.

“Tani jemi në fazën e një konflikti të nxehtë me Shtetet e Bashkuara. Ne po e shohim këtë shtet të përfshirë drejtpërdrejt në një luftë hibride me Rusinë në një sërë fushash. Disa forma të kësaj lufte janë thjesht të paprecedentë – ato thjesht nuk kanë ekzistuar dhe nuk mund të ekzistonin gjatë Luftës së Ftohtë”, denoncoi Ryabkov sipas raporteve të RIA Novosti.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov informoi se krerët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia do të marrin pjesë sot në një takim të Këshillit të Sigurimit rus të kryesuar nga Vladimir Putin në Moskë. Në axhendë do të jenë nismat për të garantuar rendin dhe sigurinë në këto rajone, shkruajnë mediat e huaja. Peskov tregoi gjithashtu se Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të shkëmbejnë patjetër pikëpamje mbi propozimin e Minskut për të arritur një armëpushim në Ukrainë dhe për të filluar negociatat, gjatë bisedimeve të tyre të planifikuara për sot dhe nesër në Moskë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë

“Mungesa e punëtorëve po minon rritjen e kompanive”