MENU
klinika

Mbi 6 vite së bashku

Ndahet çifti i njohur i showbiz-it!

09.04.2023 - 11:15

Historia e dashurisë e Taylor Swift dhe Joe Alwyn thuhet se ka mbaruar. Këngëtarja dhe aktori, të cilët kanë qenë së bashku për më shumë se gjashtë vite janë ndarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ndarja ka ndodhur disa javë më parë dhe ka qenë në mënyrë paqësore.

“Nuk ishte dramatike”, kanë thënë burime për to. Swift, 33-vjeçare ka nisur “Eras Tour” më 17 mars dhe fansat kanë vënë re se Alwyn, 33-vjeçar, ka munguar në shumë koncerte.

Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku, ish-çifti kanë qenë disa herë në qendër të thashethemeve të fejesës. Ata u takuan në “Met Gala 2016” dhe filluan të dilnin disa muaj më vonë, megjithëse e bënë publike në 2017.

Taylor nga ana tjetër foli për këtë histori dashurie në dokumentarin e saj të vitit 2020, “Miss Americana”. “Ne vendosëm së bashku që të mbanim marrëdhënien tonë sa më private”, u shpreh asokohe ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë dëgjoi bota në vitin 2019?

‘Top 5’ artistët më të dëgjuar të dekadës


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë