MENU
klinika

Analiza

Plani me 12 pika i Ukrainës, tregon se ajo nuk heq dorë nga Krimeja

03.04.2023 - 12:48

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës Alexey Danilov ka zbuluar së fundmi një sërë hapash që qeveria në Kiev do të ndërmarrë pasi Ukraina të rifitojë kontrollin e Krimesë, duke përfshirë shembjen e urës strategjike që lidh gadishullin e aneksuar të Detit të Zi me Rusinë. Danilov zbuloi planin, në një kohë që ushtria ukrainase po përgatitet për një kundërofensivë pranverore dhe Krimea do të jetë një çështje shumë e rëndësishme, në çdo negociatë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, sipas Associated Press.

Rivendosje “de facto”

Duket se ka një rivendosje “de facto” të gjithçkaje deri në nëntë vjet më parë, me anulimin juridik (dhe dënimet pasuese) për gjithçka që ndodhi ose u bë sipas ligjit të Moskës. Vëmendje e veçantë, shpjegon këshilltari ukrainas, do t’i kushtohet atyre aktiviteteve të mbështetjes nga qytetarët ukrainas ndaj pushtimit rus, mediave proruse dhe zyrtarëve të identifikuar si bashkëpunëtorë. Danilov propozoi ndjekjen penale të ukrainasve që punonin për administratën e emëruar nga Moska në Krime, duke thënë se disa do të përballeshin me akuza penale dhe të tjerët do të humbnin pensionet shtetërore dhe do të ndaloheshin të mbanin poste publike. “Të gjithë qytetarët rusë që u shpërngulën në Krime pas vitit 2014 duhet të dëbohen dhe të gjitha marrëveshjet e pasurive të paluajtshme të lidhura nën sundimin rus duhet të anulohen”, shkroi Danilov në Facebook.

Shembja e urës së Kerçit

Si pjesë e planit, Danilov bëri thirrje për shembjen e urës 19 kilometra që Rusia ndërtoi në Krime. Në tetor të vitit të kaluar, një shpërthim e dëmtoi rëndë urën, që është më e gjata në Evropë, dhe Moska fajësoi inteligjencën ushtarake ukrainase për sulmin. Dymbëdhjetë milje e gjatë dhe më e gjatë se Statuja e Lirisë, projekti i urës së Kerçit në gadishullin e pushtuar të Krimesë ishte ‘xhevahiri’ në kurorën e projekteve infrastrukturore të Vladimir Putinit, i përshkruar në mediat ruse si “ndërtesa e shekullit”. Më pas dëmet u riparuan dhe Rusia riktheu rrjedhën normale të lëvizjes në urë.

Ndryshimi i emrit të Sevastopolit

Danilov tha gjithashtu se kishin në plan riemërtimin e qytetit të Sevastopolit, i cili ka qenë baza kryesore e flotës ruse të Detit të Zi që nga shekulli i 19-të. Onje tha se Sevastopol mund të quhet “Objekti nr.6” përpara se parlamenti ukrainas të zgjedhë një emër tjetër, duke sugjeruar emrin Ahtiyar, emrin e fshatit që ka qenë në vendin e atij qyteti. Kreu i Sevastopolit i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhaev, komentoi planin, duke e quajtur Danilov “të sëmurë”. “Do të ishte gabim t’i marrim seriozisht komentet e njerëzve të sëmurë. Ata duhet të shërohen”, tha Razvo?aev për TASS.

Marrja e Krimesë

Lista e Danilovit konfirmon se Krimea mbetet në qendër të planeve të Kievit. Plane që përpiqen të marrin edhe pëlqimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbajtur një qëndrim neutral në pikën e ripushtimit të gadishullit. Uashingtoninuk e ka njohur kurrë aneksimin e Moskës, i cili konsiderohet i paligjshëm nga ligji ndërkombrkombëtar. Sakaq, edhe ekspertët janë disi të paqartë rreth kësaj çështjeje. Disa prej tyre, mendojnë se është e drejtë, edhe të kalohen “vijat e kuqe” që ka vendosur Putini. Ndërsa disa të tjerë, mendojnë që kjo lëvizje do të rriste ndjeshëm tensionet, sidomos në zonat ku konsiderohet e vështirë për Kremlinin të pranojë tërheqjen.Kremlini ka kërkuar që Ukraina të njohë sovranitetin e Rusisë mbi Krimenë dhe të njohë pushtimet e tjera ruse të territoreve të Ukrainës si kusht për paqen, por Kievi nuk ka pranuar.

Planet e Ukrainës

Ndërkohë, sinjalet nga Kievi janë të qarta: sulmi i fundit me dron në Sevastopol është tregues se si gadishulli është në krye të agjendës strategjike të Ukrainës. Është e vështirë të thuhet, nëse këto pika janë paralajmërim përkundërofensivën që mund të nisë së shpejti apo presion ndaj Putinit apo edhe ndaj Joe Biden. Po ashtu, mund të jetë një mënyrë për të ringjallur imazhin e një Ukraine të gatshme për të planifikuar të ardhmen pas luftës. E sigurt është se 12 pikat e Danilovit konfirmojnë se për Kievin gadishulli është një çështje për t’u zgjidhur sa më shpejt.