MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Probleme me fytyrën,a duhet të ekspozohem në diell?

21.04.2023 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një vajzë 31 vjeç dhe që prej verës së shkuar kam probleme me lëkurën. Pas një ekspozimi të gjatë në diell, herë pa here më shfaqen njolla, puçrra të vogla dhe më skuqet fytyra, në veçanti rreth faqeve, sidomos në faqe, në anët e buzëve. Theksoj se nuk kam vuajtur kurrë nga aknet në periudhën e adoleshencës dhe gjithmonë kam pasur një fytyrë pa probleme. Jam kujdesur për ushqyerjen dhe përdor produkte komzetike për lëkurë me probleme. Ndoshta ka të bëjë me stresin. Tani që është verë duhet të vazhdoj të ekspozohem në diell?

Mjeku: Së pari doja t’ju sqaroja se ndoshta ekspozimi i gjatë në diell ka qenë shkaktari i shfaqjes së problemit dhe nga sa përshkruani mund të bëhet fjalë për një formë akneje. Për këtë arsye ju rekomandoj të përdorni kremra me filtra të lartë mbrojtës (nëse jeni brune përdorni kremra me mbrojtës 25, nëse jeni bjonde kremra me faktor mbrojtës 40). Gjithsesi do ju rekomandoja të bënit një konsultë te dermatologu për të bërë një shqyrtim më të saktë të problemit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.