MENU
klinika

'Krisja' me Cristiano Ronaldon

Rudi Garcia largohet nga Al Nassr

13.04.2023 - 17:43

Al Nassr në Arabinë Saudite ka konfirmuar se Rudi Garcia nuk do jetë më pjesë e skuadrës. Trajneri francez pas tetë muajve ka lënë klubin nga Riadi, teksa në mediet e vendit u fol se kishte pasur një përplasje mes tij dhe yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo. Pas tëtë muajve, Garcia largohet nga klubi pas një marrëveshjeje të përbashkët.

“Al Nassr mund të njoftojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Bordi dhe të gjithë në Al Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë 8 muajve të fundit”, njofton skuadra e elitës.

Veç Garcias, edhe stafi i tij është larguar. Tanimë klubi është në kërkim të një trajneri të ri, teksa mes emrave është edhe Jose Mourinho. Shtatë javë nga fundi i sezonit, Al Nassr mban vendin e dytë në klasifikim, tre më pak se Al-Ittihad.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak