MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shkaqet e mosmbajtjes së urinës te meshkujt

23.04.2023 - 11:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shkaqet e mosmbajtjes së urinës te meshkujt?

Mjeku: Inkontinenca urinare apo mosmbajtja e urinës apo urinimi i pavullnetshëm është një problem shqetësues që kërkon zgjidhje mjekësore si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Shumë burra dhe gra vuajnë nga mosmbajtja urinare. Nuk e dimë me siguri saktësisht se sa. Kjo për shkak se shumë njerëz nuk i tregojnë askujt për simptomat e tyre. Pra, ata vuajnë në heshtje.

Përkufizimi i inkontinencës urinare te meshkujt është humbja e pavetëdijshme e urinës. Muskujt e dobët ose të dëmtuar të fshikëzës së urinës, muskujt tepër aktivë fshikës së urinës, gjendje të caktuara prostatës si dhe dëmtimet nervore janë vetëm disa nga shkaqet e mundshme të urinimit të pavullnetshëm tek meshkujt.

Ka lloje të ndryshme të mosmbajtjes urinare te meshkujt, duke përfshirë:

Inkontinenë urinare nga stresi, e cila konsiston në rrjedhjen e urinës në mënyrë të pavullnetshme dhe kjo ndodh kur pacientet kolliten, teshtijnë, kur bëjnë aktivitet fizik, kur qeshin, kur ngrenë pesha apo kur bëjnë lëvizje që ushtrohet presion në fshikën e urinës.

Inkontinencë urgjence: Atëherë kur rrjedhja e urinës ndodh pas një ndjenje të fortë për të urinuar.

Inkontinencë urinare funksionale, këtë lloj inkontinence urinare e kanë ata që kanë probleme me të menduarit si në rastin e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimer, nuk flasin (kanë humbur funksionin e të folurit), ose personat që kanë probleme me ecjen, me lëvizjen që mund të jenë nga ata që kanë një frakturë të thjeshtë deri te ata që janë në karrocë me rrota sepse mund të jenë paraplegjike apo tetraplegjikë.

Inkontinencë urinare e moszbrazjes, kjo ndodh kur fshika e urinës nuk zbrazet komplet.

Inkontinenca urinare e përzier, është kur kemi dy lloje te incontinences urinare së bashku te një individ në të njëjtën kohe.

Inkontinencë tranzitore, ndodh për një kohë të shkurtër për shkak të një sëmundje apo gjendje si në rastin e infeksioneve të rrugëve urinare apo shtatzënisë.

Inkontinenca urinare ndikon në shëndetin e personit që vuan nga kjo sëmundje, përveç kësaj ky problem ndikon edhe në cilësinë e jetës së pacientit. Inkontinenca urinare shoqërohet me stres, ankth, depresion, pune pa rendiment, deri në izolim social. Ka gjithashtu një ndikim të madh në disfunksionin apo çrregullimin e jetës seksuale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si të lëhtësoni dhimbjet?

A dhembin miomat e mitrës?