MENU
klinika

Anulohet ndeshja Kastrioti-Bylis

Skandal në futbollin shqiptar, arbitrat kërcënohen me jetë!

09.04.2023 - 16:54

Një skandal ka mbërthyer futbollin shqiptar. Një orë para nisjes, ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 28 të Superligës, është anuluar nga federata e futbollit. Arsyeja e kësaj mase drastike sipas FSHF-së ka ardhur pasi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë.

Asnjë nga gjyqtarët nuk ka pranuar të marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe për pasojë është zbuluar edhe situata e rëndë. Për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe organet kompetente të cilat po hetojnë atë që ka ndodhur.

Mirëpo situata është më dramatike se kaq. Vetë FSHF pranon se një javë më parë në ndeshjen Kastrioti-Laçi është anuluar një gol i rregullt për kurbinasit, pasi arbitri Kreshnik Barjamaj dhe ndihmësit e tij janë kërcënuar me jetë. Kjo ndodhi në një moment kur ndeshja ishte 1-1 dhe në vijëmsi Kastrioti arriti të fitonte. Për shkak të humbjes së ndeshjes Laçi më pas shkarkoi trajnerin Gentian Mezani.“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare”, thuhet në njoftim.

FSHF sqaron se do të presë përfundimin e hetimeve për të marrë masat për këtë situatë të përsëritur që ndodhi të shtunën, një ditë para ndeshjes Kastrioti-Bylis.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak