MENU
klinika

VIDEO

Sulmohet kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, teksa mbante fjalim i hedhin një ‘bombë tymi’

15.04.2023 - 09:34

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar i padëmtuar, pasi ndaj tij u hodh një bombë tymi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim, ndërsa një person u ndalua menjëherë pasi është i dyshuari kryesor i sulmit. Një dëshmitar tha se pa një person duke hedhur diçka, e më pas pa tym, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe. Por fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar.

Transmetuesi publik japonez NHK tregoi pamjet në të cilat turma njerëzish duket se po largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Policia pohon se ka bërë një arrestim, por deri më tani nuk ka pranuar të komentojë më shumë.

Kryeministri Kishida sapo kishte filluar të mbante një fjalim pasi vizitoi portin e peshkimit në Wakayama për një ngjarje fushate kur ndodhi incidenti, por raportohet se ai do të vazhdojë axhendën e tij edhe për pjesën tjetër të ditës.

Hiroshi Moriyama, një anëtar i Partisë Liberal Demokratike të Kishida, tha: Që diçka e tillë të ndodhë në mes të një fushate zgjedhore që përbën themelin e demokracisë është për të ardhur keq. Është një mizori e pafalshme.

Sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni. Por ka një nervozizëm për sigurinë rreth politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës vitin e kaluar, e tashmë sulmohet edhe pasardhësi i tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Çfarë i frikëson japonezët

A do të heqë dorë dhe Japonia nga gazi rus?