MENU
klinika

Superliga e shkarkuar 70 përqind

Tre trajnerët e ‘mbijetuar’ në Shqipëri

10.04.2023 - 13:15

Superliga shqiptare e futbollit luan sot dy ndeshjet e radhës për javën e 28-të. Në nisjen e fazës së katërt dhe atë finale të sezonit, vetëm tre skuadra nuk kanë ndërruar trajnerët. Në kushtet kur elita e futbollit në Shqipëri ka 10 skuadra, 70 përqind e trajnerëve (7 skuadra) janë larguar nga nisja e sezonit.

Veç tyre, skuadra të caktuara kanë bërë edhe dy ndërrime trajnerësh brenda sezonit (Laçi, Egnatia, Vllaznia). ‘Tre Muskutjerët’ e mbijetuar janë Orges Shehi i Tiranës, Giovanni Colella i Partizanit dhe Xhevahir Kapllani i Erzenit.

Duket se vetëm tre presidentë kanë qenë të duruar, kjo edhe për shkak të rezultateve të ekipeve të tyre. Partizani dhe Tirana kryesojnë renditjen, teksa Erzeni është vetëm katër pikë pas zonës evropiane.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak