MENU
klinika

"Kërkon t'i 'shkatërrojë' kundërshtarët"

‘Verstappen i pamëshirshëm’

13.04.2023 - 17:06

Max Verstappen e ka nisur mirë sezonin e ri në Formula 1, duke fituar dy nga tre garat e para të sezonit. Piloti i Red Bull është kampioni në fuqi i garave të shpejtësisë me makina, me 25-vjeçarin që ka një ego të madhe në garë. Diçka të tillë e ka konfimruar edhe Tom Clarckson, zyrtari i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Sipas tij, Max kërkon që t’i ‘shkatërrojë’ kundërshtarët, me pilotin që është në rrugë të mbarë për të mbajtur fronin e kampionit edhe këtë sezon në Formula 1.

“Verstappen në këtë sezon është shumë i shpejtë dhe kjo është e dukshme. Unë nuk kam njohur kurrë një pilot aq të uritur për sukses sa Verstappen. Uria për sukses është shumë e rëndësishme në Formula 1, lidhet me mentalitetin. Ky është çelësi për mua dhe në këtë pikë Verstappen është i ngjashëm me Sennan apo Schumacher. Janë njerëz të cilët kanë fituar shumë në këtë sport”, tha fillimisht Clarckson.

Më pas zyrtari i FIA foli edhe për mentalitetin që duhet për të dalë kampion në një sport si Formula 1.

“Në pistë, Verstappen është i pamëshirshëm. E di që shumë njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë sepse në jetën e përditshme diçka e tillë quhet egoizëm dhe është diçka jo fort e bukur, por kur vjen puna te një sport, atëherë është thelbësore që të marrësh maksimumin dhe të mos i lejosh të tjerët të të afrohen”, tha mes të tjerash zyrtari i FIA.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak