MENU
klinika

"E larguam sipas statutit"

Zyrtari i FSHF-së nën akuzë për falsifikim

14.04.2023 - 13:24

Një tjetër anëtar i Komitetit Ekzek utiv të Federatës Shqiptare të Futbollit është përfshirë në një skandal. Mësohet se Abdyl Kuriu është nën akuzë për falsifikime notash gjatë periudhës kur jepte mësim në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Mësohet se Kuriu u ka vendosur rreth 110 studentëve notën 10-të, ndërkohë që shumica prej tyre nuk paraqiteshin fare në mësim si dhe disa të tjerë nuk ishin prezentë në Shqipëri.

Për këtë shkelje Universiteti i Sporteve ka prishur kontratën e punës me Abdyl Kuriun dhe e ka përjashtuar atë nga institucioni dhe po mban mbi shpinë akuzat për falsifikim notash.

Kuriu është lindur dhe rritur në Kavajë, ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Sporteve në Tiranë dhe që prej vitit 2010 është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, duke u rizgjedhur në mandatin e tij të katërt.

Pas Kuriut, pak kohë më parë një tjetër anëtar i KE-së në FSHF u arrestua. Arben Dervishaj është i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe është nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Dje në media ka qarkulluar lajmi se anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, është nën akuzë për falsifikime notash gjatë periudhës kur jepte mësim në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Ai po përballet me akuzat në gjykatë dhe “Panorama Sport” është interesuar pranë universitetit dhe ka marrë konfirmimin se Abdyl Kuriu nuk është më pjesë e UST-së dhe motivacioni janë disa vlerësime fiktive (nota) që Kuriu ka bërë në kohën kur jepte mësim në këtë universitet duke shkelur rëndë rregulloren.

Këtë e ka konfirmuar edhe Rektori i Universitetit të Sporteve, Agron Kasa, që për gazetën shprehet: “Po, Z.Kuriu nuk është pjesë e UST-së. Kontrata e punës është zgjidhur për shkak të një shkeljeje që është bërë. Ai kishte disa vite që punonte te ne dhe është një problematikë me disa vlerësime fiktive të studentëve dhe ka qenë një procedurë e gjatë dhe struktura në përputhje me hapat që parashikon statuti, bëri edhe vlerësimin final”, është shprehur në prononcimin e tij Rektori i Universitetit të Sporteve, Tiranë.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak