MENU
klinika

Rezultate të mahnitshme

A do ta sjellë Inteligjenca Artificiale fundin e fotografisë?

23.05.2023 - 13:39

Në të kaluarën, automatizimi dhe përdorimi i robotëve na bënë të shqetësoheshim për humbjet e mundshme të vendeve të punës në zonat ku ka lëvizje të përsëritura, si fabrikat.

Megjithatë, vitin e fundit, me zhvllimin e Inteligjencës Artificiale, më shumë profesione krijuese filluan të ndiejnë rrezikun e zëvendësimit. Një prej tyre është fusha e fotografisë.

Mjetet e reja të IA kanë arritur të krijojnë fotografi tepër realiste me vetëm disa komanda teksti të shkruara. Rezultatet janë aq të mahnitshme sa tani është e vështirë të dallosh se çfarë është reale dhe çfarë është artificiale.

Të gjitha imazhet në këtë artikull erdhën nga përdorimi i softuerit të inteligjencës artificiale të faqes së internetit Night Café. Asnjë nga personat e paraqitur nuk është real dhe është krijuar nga një komandë teksti aq e thjeshtë sa “një grua që bërtet” ose “binjakë”.

A do ta sjellë Inteligjenca Artificiale fundin e fotografisë?

Kujtojmë se së fundmi një artist gjerman fitoi çmimin e parë në një konkurs fotografie me një imazh të realizuar duke përdorur inteligjencën artificiale, ku modelet në foto nuk ishin njerëz realë dhe gjyqtarët e konkursit nuk e kuptuan që nuk është një foto e vërtetë.

A do ta sjellë Inteligjenca Artificiale fundin e fotografisë?

Artisti e refuzoi çmimin, duke dashur të nisë bisedën rreth Inteligjencës Artificiale dhe fotografisë si art.

Për sa i përket fushës së fotografisë tani, ajo është padyshim më e prekura nga mjetet e IA për momentin. Ndërsa një fotograf i vërtetë do t’i kushtojë një rëndësi të madhe pajisjeve, duhet t’i kushtojë kohë përpunimit të imazheve, një fotograf i vetëshpallur i tillë mund të prodhojë rezultate mbresëlënëse thjesht duke shtypur disa rreshta teksti në një mjet IA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Një gjë është e sigurt! Do përparojë shumë!

A do arrijë Inteligjenca Artificiale ta eliminojë njeriun?

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”