MENU
klinika

Nga "Blade Runner" te "Terminator"

Dëshironi të mësoni më shumë rreth AI? Shikoni këta 5 filma

29.05.2023 - 12:38

Nga “Blade Runner” te “Terminator” dhe nga “2001: A Space Odyssey” tek “Ex Machina”, inteligjenca artificiale duke u kthyer kundër krijuesit të saj ka frymëzuar artistë në kinema këtu dhe disa dekada.

Në listën e mëposhtme do të gjeni disa nga filmat më pak të njohur horror/thriller që përshkruajnë Inteligjencën Artificiale që fitojnë “vetëdije”, emocione dhe etje për hakmarrje dhe gjak njerëzor.

Kolos: Projekti Forbin (1970) | Drejtuar nga: Joseph Sargent

Colossus: The Forbin Project është një perlë e vogël e zhanrit që kombinon elementet e një thrilleri klasik politik me frikën dhe terrorin që mund të shkaktojë inteligjenca artificiale kur tejkalon logjikën njerëzore dhe vepron vetë.

Westworld (1973) | Drejtuar nga: Michael Crichton

Për ata prej jush që nuk e dinin, po, Westworld i HBO-së bazohet në filmin e vitit 1973 me të njëjtin emër, shkruar dhe drejtuar nga Michael Crichton. Një zgjedhje e shkëlqyer për adhuruesit e zhanrit, dhe veçanërisht për ata që duan të kthehen përsëri në universin Westworld.

De Lift (1983) | Drejtuar nga: Dick Maas

Një nga opsionet më të mira për ata që duan të shikojnë një film të mirë me miqtë e tyre në një natë të së premtes me shi. Me meloditë e tij klasike sintetike të viteve ’80, dialogët e lezetshëm dhe performancat thuajse vizatimore, filmi horror i prodhuar në Holandë ofron 90 minuta argëtim të plotë dhe rrëqethës.

Makina (2013) | Drejtuar nga Caradog W. James

Makina është një film fantastiko-shkencor britanik shumë i stilizuar, që mund të qëndronte shumë mirë përkrah filmave si Ex Machina i Alex Garland, nëse do të ishte më e qartë se çfarë do të thoshte për inteligjencën artificiale.

Unë jam nëna (2019) | Drejtuar nga: Grant Sputore

Një klaustrofobike, e errët dhe plot gjëegjëza është “I Am Mother” nga Grant Sputore. I gjithë aksioni zhvillohet brenda strehës, por filmi arrin të krijojë dyshimin, por edhe pasigurinë te shikuesi, gjithmonë përmes syve të protagonistit të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”