“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një djalë 28 vjeç dhe doja të pyesja rreth një shqetësimi tim. Kam 6 ditë me kollë dhe kam pak sekrecione. U vizitova dhe më dhanë antibiotikë që po e përdor që prej tre ditësh, por kolla vazhdon të jetë e fortë, sidomos kur shtrihem, duke më penguar të fle. Doja të dija nëse terapia që më kanë dhënë është ajo e duhura dhe nëse jo, çfarë mund të përdor tjetër?
Mjeku: Së pari nuk mund të them nëse është terapia e duhur ose jo, duke mos njohur llojin e antibiotikut që ju kanë rekoamanduar. Po ashtu nuk mund t’ju jap një mendim të saktë në distancë, duke mos njohur kuadrin e plotë klinik, nëse keni patur temperaturë apondonjë problem tjetër. Gjithsesi, do ju thoja se tre ditë mund të mos jenë të mjaftueshme për trajtimin e plotë të simptomave që paraqisni. Nëse kolla vazhdon do ju këshilloja të bëni një rikontroll dhe më pas të bëni një vizitë te mjeku pneumolog.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.