MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam njolla kafe në qafë. Si hiqen?

23.05.2023 - 13:31

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata

Pacientja: Përshëndetje, doktor,jam 46 vjece. Para 2 vitesh mbas mbarimit te plazhit me kanë mbetur njolla kafe në qafë. Si mund ti heq ?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Për të hequr njollat kafe në lëkurë duhet:  1. Trajtim me lëng limoni. Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden pas qafës dhe e zbardh. Vendosni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij. Kujdes: Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës. Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta. Trajtim me sodë buke. Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje. Nëse njollat nuk zhduken ju këshilloj të bëni një vizitë tek dermatologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN