MENU
klinika

Analiza

Kërcënimet e Ukrainës dhe paranojat e Putinit

27.05.2023 - 09:00

Nga Marsela Shytia

“Presidenti rus Vladimir Putin një ditë do të vritet nga rrethi i tij i ngushtë”, kështu pohoi në 1-vjetorin e luftës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky. Lideri ukrainas tha asokohe se do të vijë një periudhë “brishtësie” në udhëheqjen e presidentit rus, duke bërë që ndihmësi i tij i ngushtë të veprojë kundër tij. Megjithatë, duket se Ukraina ka vendosur t’i shkojë vetë deri në fund kësaj pune, duke pranuar se njësia e saj speciale e ka kthyer në prioritetvrasjen e presidentin rus Vladimir Putin. Shefi mercenar i ushtrisë private Wagner, Yevgeny Prigozhin është gjithashtu në listën e “shënjestrave” së bashku me komandantët e lartë ushtarakë rusë, duke përfshirë gjeneralin Sergei ‘Armageddon’ Surovikin, siç ka konfirmuar komandanti i dytë më i fuqishëm në shërbimin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadym Skibitsky.

Vrasja e Putin ose sozive

“Putini po e kupton se ne po i afrohemi gjithnjë e më shumë, por ai gjithashtu ka frikë se mos vritet nga njerëzit e tij”, citohet të ketë thënë Skibitsky në një intervistë me gazetën prestigjoze gjermane “Die Welt”. Por ai tha se është e vështirë të vrasësh Putinin, sepse despoti rus “qëndron i mbyllur”. “Edhe kur ai shfaqet publikisht, agjencia ukrainase e spiunazhit nuk është e sigurt nëse është me të vërtetë ai”, tha Skibitsky, duke iu referuar sozive që përdor presidenti rus. Një sërë mediash të huaja kanë shkruar edhe më parëse presidenti Vladimir Putin është bërë paranojak nga lufta në Ukrainë, ndaj përdor sozinë e tij në daljet publike për të shmangur tentativat e vrasjes. Shumë burimet kanë pohuar se lideri ka frikë se shefat ushtarakë mund të organizojnë një grusht shteti sidomos pasi ai ka shkarkuar një sërë gjeneralësh të lartë për dështimin e tyre për të pushtuar Ukrainën.

Shënjestrat e Ukrainës

Por Skibitsky tha se nuk është vetëm Putini, pasi ka një listë të gjatë objektivash, pasi “të gjithë do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre” në luftën në Ukrainë. “Shefi i Shtabit Valery Gerasimov dhe ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu planifikuan sulmin dhe tani ata do të paguajnë”, tha Skibitsky. Komandantët e njësive që urdhërojnë sulme gjakderdhjeje në Ukrainë ishin gjithashtu në këtë listë. “Sigurisht që Prigozhin, si një nga aktorët e rëndësishëm të kësaj lufte, duhet eliminuar”, tha ai.Skibitsky pretendoi se lideri çeçen Ramzan Kadyrov ishte gjithashtu në listën e të kërkuarve edhe pse ai “e kishte kuptuar se strategjikisht regjimi i Putinit tashmë ka humbur”. “Ne jemi në luftë dhe këta janë armiqtë tanë,” tha Skibitsky. “Nëse një figurë e rëndësishme prodhon dhe financon armë për ta, atëherë eliminimi i saj do të shpëtonte jetën e shumë civilëve”, argumentoi ai.

Tentativat e dështuara

Rusia e ka akuzuar edhe më parë Ukrainën se kërkon të vrasë Putinin, në sulmin  me dron të para pak javëve  në Kremlin, megjithëse despoti rus nuk ishte aty në momentin e sulmit. Presidenti ukrainas Volodymyr  Zelensky mohoi pretendimet e Rusisë se Ukraina qëndronte pas sulmit dhe zyrtarët britanikë të sigurisë besojnë se sulmi ishte një operacion “flamur i rremë” nga Rusia për të justifikuar luftime të tjera edhe më të ashpra në fushë-betejë. Nga ana tjetër, edhe agjencitë amerikane të spiunazhit kanë thënë se besojnë se sulmi ka të ngjarë të ishte organizuar nga spiunët ukrainas ose njësitë e inteligjencës ushtarake. Por një ndihmës i lartë presidencial ukrainas tha të enjten se Ukraina nuk kishte asnjë lidhje me sulmin “e çuditshëm dhe të pakuptimtë’ me dron në Kremlin.Përveç sulmit me dron, zyrtarët amerikanë thonë se besojnë se agjencitë e inteligjencës ukrainase ishin përgjegjëse për vrasjen e vajzës së nacionalistit të njohur rus, vrasjen e një blogeri pro-luftës në Moskë dhe një seri sulmesh në qytetet ruse pranë kufirit me Ukrainë.Po ashtu, para pak kohësh, forcat ukrainase raportohet se lëshuan dronin UJ-22, të ngarkuar me 17 kilogramë eksploziv plastik C4, nga Ukraina me synimin për të arritur në një pronë industriale të sapondërtuar pranë Moskës që Putini do të vizitonte, pretendon gazeta gjermane Bild. Por rezultoi pa sukses.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bota në prag të luftës së madhe

Cili është plani i Vladimir Putinit për Ukrainën?

Çfarë mesazhi dha Biden në udhëtimin e parë jashtë SHBA-së si president?

Amerika është rikthyer dhe do që të gjithë të fokusohen tek Kina


Çfarë është strategjia “Anakonda” e Pekini

Kina rrethon Tajvanin, harta e publikuar alarmon Uashingtonin

Paralajmërimi dramatik i shefave të inteligjencës

Gjermania e bindur, Rusia do të sulmojë NATO-n!

Analiza e DW: Izraeli mund të godasë objekte të naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë ekonominë globale!