MENU
klinika

Sulmoi me shkop gome KFOR-in në Zveçan!

Kush është Dragan Smigiç, polici serb i dërguar në Kosovë

30.05.2023 - 11:19

Personi në foto është Dragan Smigiç, një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Mediat raportojne se Dragan u dërgua nga Vuçiç për të orkestruar dhunën në Kosovë. Në rrjete sociale janë publikuar pamjet kur Dragan shihet duke goditur ushtarët e NATO-s në Kosovë me shkop policie.

Gjithashtu pjesë e serbëve që dhunuan anëtarët e KFOR-it në veri të Kosovës ishte dhe grupi huliganëve të tifozëve të futbollit të njohur si grupi i Veljko Belivuk. Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kishin veshur kapele identike që mban dhe famëkeqi Veljko Belivuk, lideri i grupit kriminal që po kryen shërbime për shtetin serb në territorin e Kosovës.

Akuza të shumta mbi lidhjet e këtij grupi kriminal me presidentin serb, Aleksandçr Vuçiç  janë artikuluar në një shkrim të veçantë nga revista javore e New York Times. Artikulli i gazetarit Robert F. Worth përshkruan me detaje krimet e kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan në vitin 2021.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.