MENU
klinika

Në shumë qendra s’ka nisur votimi

Probleme me pajisjet elektronike të identifikimit në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe disa qytete të tjera

14.05.2023 - 08:42

Pavarësisht se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, në disa KZAZ nuk ka nisur ende procesi i votimit për kryebashkiakët e rinj. Pas problemeve të raportuara më herët për shkollën ‘Petro Nini Luarasi’, ku nuk punon pajisja e identifikimit, problematika të tilla janë hasur dhe në Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Po ashtu, probleme me pajisjen është raportuar dhe në Lezhë, ku në zaz 12/nr 737 nuk ka filluar votimi, ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në disa qendra të Fierit.

Gazetarët e News24, që janë në terren, kanë raportuar problematikat që pengojnë qytetarët për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënimet që rrezikojnë nga krimet zgjedhore

14 Maji/ KQZ paralajmëron qytetarët dhe zyrtarët

Testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik opër 14 majin

Celibashi: Duam që në vitin 2025 të votojnë dhe emigrantët