MENU
klinika

"Provat që ka Prokuroria janë fiasko"

Ylli Manjani bën deklaratën e fortë: Arrestimi i Fredi Belerit, i paligjshëm!

22.05.2023 - 17:27

Ish-ministri Ylli Manjani thotë se arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës është i paligjshëm. Sipas tij, provat e autoriteteve për Fredi Belerin janë fiasko dhe nuk qëndrojnë.

“Unë nuk jam avokati i Fredi Belerit, por kjo nuk më ndalon të përsëris që arresti ndaj Tij ishte dhe është i PALIGJSHËM. Siç po del çdo ditë edhe në publik, të gjitha dëshmitë apo videot që Policia dhe Prokuroria pretendon se i ka prova të forta, janë fiasko”, shkruan Manjani.

Më tej, ai thotë se pavarësisht kundërshtive ndaj Fredi Belerit, nuk mund të pranosh një arrestim të sajuar, i cili sipas tij, është edhe dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit.

“Ai arrest në vetvete është dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit. Model i shëmtuar hakmarrje politike.  Ndërhyrje e pastër e pushtetit në zgjedhjet e lira. Dhunë politike dhe ligjore joproporcionale. As më plas fare nëse këto konkluzione i ka edhe shteti Grek për këtë rast. E vërteta është e vërtetë”, vijon Ylli Manjani.

Reagimi i plotë i ish-ministrit të Drejtësisë:

Unë nuk jam avokati i Fredi Belerit, por kjo nuk më ndalon të përsëris që arresti ndaj Tij ishte dhe është i PALIGJSHËM.  Siç po del çdo ditë edhe në publik, të gjitha dëshmitë apo videot që Policia dhe Prokuroria prerendon se i ka prova të forta, janë fiasko.

Në fakt që ditën e parë, kur lexova aktin e arrestit në flagrancë krijova bindjen se arresti është i paligjshëm. Asnjë shenjë flagrance nuk duket e rekorduar në atë akt.  Kush të dojë le të bëjë politikë sa të dojë, por faktet janë kokëforte.

I kuptoj edhe ata që shkumëzojnë kundër personit në fjalë. Por ajo që nuk kuptoj dhe as e pranoj është të mohosh që arrestimi është i sajuar dhe haptazi i paligjshëm.

Ai arrest në vetvete është dhunim kushtetues i lirive dhe të drejtave të individit. Model i shëmtuar hakmarrje politike.  Ndërhyrje e pastër e pushtetit në zgjedhjet e lira. Dhunë politike dhe ligjore joproporcionale. As më plas fare nëse këto konkluzione i ka edhe shteti Grek për këtë rast. E vërteta është e vërtetë.

****

P.S. Kush ka helm shtesë me Fredi Belerin është i lutur ta kanalizojë pranë Tij, jo tek unë. Mua më intereson rasti si kazus publik, jo personi dhe karriera e Tij.