Apple lansoi të mërkurën visionOS SDK, një grup mjetesh që do t’ju mundësojë zhvilluesve të ndërtojnë aplikacione për kufjet e realitetit të përzier Apple Vision Pro.
Pajisja do të dalë në shitje në SHBA vitin e ardhshëm dhe Apple po iu ofron zhvilluesve të aplikacioneve mjetet e nevojshme për të ndërtuar aplikacione për këto kufje, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga produktet e tjera të Apple, kufjet e ardhshme të realitetit të përzier të kompanisë do të përdorin një kombinim të tre mënyrave të ndryshme të ndërveprimit duke përdorur sytë, duart dhe zërin e një personi.
VisionOS SDK do t’i lejojë zhvilluesit të përshtatin aplikacionet e tyre rreth këtij funksionaliteti ndërsa përdorin harduerin e specializuar në pajisje.