MENU
klinika

Sezoni i verës dhe shtimi i fluksit në spital

Brataj: Në jug kemi shtuar disa qendra shëndetësore të përkohshme

29.06.2023 - 17:11

Kreu i urgjencës Skënder Brataj, në një komunikim për News24 u shpreh se për të përballuar sa më mirë sezonin e verës dhe për të qenë më pranë qytetarëve, janë shuar disa qendra shëndetësore në jug të vendit.

Duke qenë se zona e jugut që frekuentohet më shumë gjatë verës, mbulohet vetëm nga spitali i Vlorës dhe Sarandës, në disa pika, si Palasë apo Dhërmi, janë ngritur disa qendra të përkohshme shëndetësore.

“Janë hapur disa qendra shëndetësore verore në zonën e jugut, për shkak se spitalet më të afërta janë vetëm në Vlorë dhe në Sarandë, dhe një qendër shëndetësore të përhershme në Himarë. Janë vënë në dispozicion 18 ambulanca.

Një problematikë që doja të ndaja, duke qenë se shërbimi i urgjencës janë rritur shumë telefonatat dhe nuk përballojmë dot çdo shqetësim, pra nuk bëjmë dot asistencë sepse ne jemi urgjencë. Një problem tjetër është dhe telefonata që na vijnë nga hotelet ku kërkohet personal në hotel, sepse nuk mund të shkojë mjeku në hotel për një temperaturë apo një diarre.

Duhet të vijnë në qendrën shëndetësore, sepse kështu i bie që qendra të mbyllet nëse mjeku shkon tek pacienti. Shkon kur ka me të vërtetë raste urgjence. Këto janë disa nga problemet që na kanë dalë dhe na krijojnë pengesa”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN