MENU
klinika

"Haussmann 2.0"

Ju prezantojmë me ‘Parisin e së ardhmes’, projekti i realizuar nga AI!

05.06.2023 - 11:50

Projekti i quajtur Haussmann 2.0, sipas njeriut që kreu transformimin e madh të Parisit në shekullin e 19-të, është një hap drejt një Parisi të ri, të së ardhmes. Napoleoni III, gjatë mbretërimit të tij në mesin e shekullit të 19-të, kishte plane të mëdha për rindërtimin e plotë të Parisit në një qytet të ri dhe modern.

Synimet e tij u zbatuan nga Baron Haussmann, një zyrtar i rangut të lartë në atë kohë. Megjithëse ai nuk ishte një arkitekt, Haussmann drejtoi vepra të përmasave të mëdha dhe u bë përgjegjës për transformimin e plotë të Parisit nga Mesjeta në qytetin që njohim sot.

Hausmann dëshironte të krijonte një sistem që do të lehtësonte qarkullimin e popullsisë dhe mallrave, si dhe ajrit dhe ujit, duke ndjekur postulatet higjienike të Iluminizmit, e ngritur pas epidemisë së kolerës në 1832. Për këtë qëllim, u ndërtuan bulevarde të gjera me pemë, për të cilat Parisi u bë i famshëm dhe shumë qytete të tjera më vonë i imituan. U vendos ndriçimi i ri rrugor, u zgjeruan trotuaret dhe u ndërtua një sistem i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit.

Në vitin 2023, në përputhje me planin e tranzicionit ekologjik Paris City Smart 2050, i edituar nga Vincent Callebaut Architectures në 2014, ekipi i tyre i arkitektëve vazhdon të eksplorojë, përmes mjeteve të reja të inteligjencës artificiale, konceptin e ndikimeve klimatike dhe energjetike midis ndërtesave Haussmanian joefikase për energji dhe arkitekturës futuriste në lidhje me ekosistemin. Nëpërmjet një dialogu të kujdesshëm dhe modern, u konsiderua ruajtja e trashëgimisë historike të kryeqytetit francez, së bashku me krijimin e një ishulli freskie urbane, duke rikthyer natyrën, biodiversitetin dhe bujqësinë urbane në zemër të qytetit.

Qëllimi i dizajnit është të integrojë maksimalisht përdorimin e energjisë së rinovueshme në ndërtesat e bëra nga materiale natyrore, si druri i laminuar, dheu i ngjeshur, betoni i kërpit, guri, bambuja, mikroalgat dhe kashta. Format organike në pjesën e jashtme dhe të brendshme dhe fasadat e pabesueshme të gjelbra, janë gjëja e parë që vihet re në lidhje me ndërtesat në projektin Haussmann 2.0.

Të projektuara për të prodhuar energjinë e tyre dhe për të ricikluar mbetjet në burime, ndërtesat plotësojnë kërkesat e ndërtimit të qëndrueshëm dhe kontribuojnë në arritjen e qëllimit kombëtar të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050. Kjo simbiozë e njeriut dhe natyrës, përmes bio-arkitekturës futuriste, është projektuar në bashkëpunim me parisienët, duke u mbështetur në njohuritë inxhinierike dhe përvojën e ekspertëve, me përdorimin e mjeteve të inteligjencësartificiale. Një sinergji e tillë mund të jetë një rrugë e suksesshme drejt një Parisi të ri të gjelbër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”