MENU
klinika

"Parandaloni arbitraritetin e Albin Kurtit"

Ministri serb i Mbrojtjes thirrje BE-së

24.06.2023 - 12:48

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç i ka bërë thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian, që të parandalojnë, atë që ajo e cilëson si ‘arbitrariteti’ i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën në Veri.

Vuçeviç kërkoi që të ndalet tensionimi edhe më tej i situatës, shkruan N1.

Në një takim me anëtarët e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, të udhëhequr nga ambasadorja dhe shefi i delegacionit Emanuele Ziofre, Vuçeviç paralajmëroi kundër “intensifikimit të mëtejshëm të provokimeve dhe incidenteve të paramenduara dhe tendencioze që kërcënojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve të kombësisë serbe.

Ai vlerësoi se menjëherë pas bisedimeve të djeshme në Bruksel, Albin Kurti nuk mund të besohet dhe se po i jep një goditje të rëndë rivendosjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.