MENU
klinika

Fuqia e instaluar e impiantit është 170 MW

Projekti për TEC privat/ Gazi do të merret nga Greqia

15.06.2023 - 19:25

Projekti për ndërtimin e një termocentrali privat ka avancuar me procedurat për marrjen e lejes së mjedisit, teksa pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është dorëzuar Raporti i Vlerësimit të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.

Ky është një dokument i domosdoshëm për pajisjen me leje mjedisi për këto projekte, ndërkohë që teksa analizohet rreziqet potenciale në tokë, ujë dhe ajër, raporti jep edhe deatje mbi impantit që parashikohet të ndërtohet. Propozuese e projektit është shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, që është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit të tetor të vitit të kaluar. 70% e aksioneve të shoqërisë zotërohen nga GEK TERNA, e krijuar nga bashkimi i 2 kompanive greke, që operojnë në fushën e ndërtimit. Ndërkohë që, 30% e aksioneve zotërohen nga kompania shqiptare “Gener 2”.

Sipas Raportit të VNM-së, projekti i Termocentralit me Cikël të Kombinuar me gaz natyror do të zhvillohet, ngrihet dhe operohet nga investitori në zonën e Roskovecit. Ndërkohë që, furnizimi dhe burimi i gazit natyror është tashmë plotësisht i mbrojtur për shkak të marrëveshjes së nënshkruar, në shkurt 2022, midis GEK TERNA dhe Korporatës Publike të Gazit të Greqisë.

Sipas marrëveshjes, kjo e fundit do të furnizojë rreth 2 TW/vit gaz për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh, e dorëzuar në Pikën e Ndërlidhjes ABV31 të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Roskovec, sipas kushteve te tregut dhe kontratës. Në rast të finalizimit të projektit, ky do të jetë impanti i tretë në Shqipëri, që parashikohet të gjenerojë energji nga karburanti. /Scan

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri

Detajet e rëndësishme që do të bëjnë ndryshimin e madh

Formula e re për të rritur pensionet e ulëta