MENU
klinika

Skandali erotik i ish-kryebashkiakut

Safet Gjici del sot para Gjykatës, pritet t’i caktohet masa e sigurisë

26.06.2023 - 10:30

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i arrestuar për korrupsion do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme ku do t’i caktohet masa e sigurisë.

Gjici u arrestua dy ditë më parë në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Tiranë, te “Selvia”. Arrestimi i tij u bë pas video-skandalit, ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë.

Pas videos SPAK nisi hetimet në fillim për akuzën “Shpërdorim detyre”, ndërsa më pas kur u publikuan edhe biseda mes Gjicit dhe Alma.K., e cila pas aktit kërkoi favore pune, për kryebashkiakun u rënduan akuzat për “Korrupsion pasiv”.

Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video Alma.K prej kohësh kishte një lidhje dashurie.

Në postimin e tij, Gjici gjithashtu akuzoi kundërshtarët e tij politike duke thënë se e kanë futur në kurth pasi nuk e mposhtën dot në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari investigativ: Pasi i morën lekët i thanë…

“Safet Gjici pagoi që të zhdukej videoja”