MENU
klinika

Ja si paraqitet situata

Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës, kryesisht gra të pranishme

03.06.2023 - 10:01

Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës, teksa situata paraqitet e qetë.

Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.