MENU
klinika

"Serbia s'do të pyetet fare"

Vuçiç Pres shumë probleme nga Perëndimi

27.06.2023 - 17:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i sigurt tha se në vijim pret situata shumë herë më të vështira.

Në një deklaratë për mediat serbe, presidenti i sigurt tha se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një test për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se Serbia as që do të pyetet.

“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare. Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha ai.

Më herët, kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që të mos nxisë dhumë, pas sulmit me granatë dore në objektin komunal të Mitrovicës së Veriut.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të banuara me shumicë serbe kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut. Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbisë që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëvëndësimi i Vuçiçit

‘Duan ta rrëzojnë Vuçiçin’