MENU
klinika

Tre deputetë nuk votuan

Abstenoi për arrestimin e Arben Ahmetajt, reagon Duka

14.07.2023 - 12:19

Deputeti Agron Duka ishte një nga deputetët që abstenuan kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të Arben Ahmetajt. Për ‘oranews’ ai u shpreh se është i paqartë për këtë procedurë, duke shtuar se nëse është fajtor duhet të dënohet, mirëpo thotë se sipas tij, e gjithë kjo mori një formë gjykimi.

‘Sepse jam i paqarte, sipas meje nëse ministrat fajësohen për procedura atëherë nuk duhet te konsiderohen politike, por teknik gjë qe është e pamundur.

Nga ana tjetër nëse Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet te dënohet. Mua me duket qe po merr forme gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe se fundmi abstenimi nuk është kundra’– tha ai.

Edhe Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule abstenuan.