MENU
klinika

E kanë ruajtur miqësinë prej shumë vitesh

Çiljeta Xhilaga dhe Inis Gjoni janë zyrtarisht “krushka”!

10.07.2023 - 11:05

Nëse përmendim emrin e Ciljeta Xhilagës dhe Inis Gjonit, na shkojnë menjëherë në mendje “kohët e arta” të muzikës dhe filmit shqiptar, edhe pse artistet mbeten mjaft aktive në treg si me muzikë të re, ashtu edhe me projekte të reja në teatër e seriale (në rastin e Inisit). E mesa duket me kalimin e viteve vajzat kanë mbetur mike, madje tani marrëdhënien e tyre po e kalojnë në tjetër stad sepse nga tani e tutje janë zyrtarisht edhe “krushka”.

Kështu ka shkruar Ciljeta në postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet në të njejtin event me Inisin, teksa bashkë me to janë edhe fëmijët, djali këngëtares, Fernando dhe vajza e regjizores Coco Antonel. Bashkangjitur me foton, që sipas Anna Likës në komente duket fiks si “foto fejese”, Ciljeta shkruan: “Krushkat bashkë”.

Çiljeta Xhilaga dhe Inis Gjoni janë zyrtarisht "krushka"!

Edhe poza është fiks e tillë, me fëmijët që qëndrojnë pranë “vjehrrave” përkatëse, ndërsa duhet thënë që artistet i kanë bërë fëmijët sic janë edhe vetë, yje.

Epo sic thuhet në këto raste, me trashëgime!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë më pak të preferuarit e publikut

“Braktisen” nga fansat banorët e “Big Brother Vip”

Ç’ndodhi pas ‘It Ends With Us’?

Blake Lively po i humbet me shpejtësi fansat

Nga bashkëjetesa në Tiranë, tek ftohja e marrëdhënies

Heidi dhe Romeo drejt ndarjes? Kriza në çift