MENU
klinika

Ndryshon renditja/ Elvis Pupa ‘bie’ nga froni

Kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram

07.07.2023 - 13:11

Edhe pse Big Brother VIP ka mbaruar, të gjithë ish-banorët e shtëpisë së famshme janë ende në qendër të vëmendjes. Tashmë ata i janë krikthyer jetës normale dhe fansat e tyre janë kurioz të dijnë se çfarë bëjnë pas përfundimit të spektaklit, duke i ndjekur në rrjetet e tyre sociale.

Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

Renditja:

10.Fituesi i edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP”, është në vend të fundit këtë javë, pasi ka humbur 3 mijë ndjekës.

9.Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 585 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

8.Krist Dragot rezulton me një rezultat stabël nga java e kaluar, duke qenë se nuk ka fituar asnjë ndjekës të ri.

7.Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Kujtojmë se këngëtarja është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.

6.Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Këtë javë bukuroshja ka shtuar 1 mijë ndjekës.

5.Një ndër ish-banoret më të komentuara të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 423 K ndjekës.

4.Kiara Tito ka shtuar këtë javë vetëm 1 mijë ndjekës të rinj. Moderatorja tashmë është nën drejtimin e ‘Kepit të VIP-ave’, si dhe lançoi linjën e saj të rroba banjove.

3.Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë ai kalon në vend të tretë dhe ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

2.Në vend të dytë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 143 K.

1Nga vendi i shtatë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka arritur të rrëmbejë vendin e parë, duke shtuar 4 mijë ndjekës të rinj në Instagram.