MENU
klinika

Analiza

Prigozhin nuk ka hequr dorë nga adhurimi për Putin…

11.07.2023 - 10:32

Krejt papritur ata të dy u bënë “armiq”, por kreu i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, duket se po “kopjon” metodat e presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, ai thuhet se po përdor sozi, për të fshehur lëvizjet e tij, pasi thuhet se u largua nga Bjellorusia për t’u kthyer në Rusi. Zyrtarët e Pentagonit pretendojnë se lideri mercenar i zhdukur është kthyer në Rusi, ndoshta Shën Peterburg ose Moskë, duke përdorur një sërë mashtrimesh.

Pas rebelimit të Wagnerit kundër Kremlinit, Prigozhin ishte në Bjellorusi, por të enjten, presidenti Alexander Lukashenko njoftoi se nuk ishte më aty.

Një burim ushtarak amerikan tha për “New York Times”, se e kishte kaluar shumicën e kohës në Rusi dhe jo në Bjellorusi. Një avion biznesi i lidhur me Prigozhin raportohet se është nisur nga Shën Petersburg për në Moskë të mërkurën.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve treguan se ai po shkonte për në Rusinë jugore të enjten. Pas revoltës, Prigozhin qëndroi jashtëzakonisht i heshtur dhe nuk u duk askund, derisa ai theu heshtjen e tij njëjavore të hënën, kur u kthye duke luftuar për të falënderuar mbështetësit e tij dhe për të mbrojtur veprimet e tij rebele.

Në deklaratën e tij të parë që kur u dërgua në Bjellorusi, Prigozhin mbrojti kryengritjen e tij të dhunshme si një “marshim drejt drejtësisë”. Sakaq, në fillim të kësaj jave, rezidenca e Prigozhin në Shën Petersburg u bastis nga policia e Rusisë. Brenda gjetën shufra ari, një arsenal privat armësh, madje edhe foto që e shfaqnin atë me maska të ndryshme.

Madje kishte edhe foto makabre të kokave të prera. Po ashtu, dollapi i tij ishte plot me paruke, duke lënë të kuptohet se ai ka goxha përvojë me maksimin në publik.