MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon mamografia në shëndetin mendor

29.07.2023 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon mamografia në shëndetin mendor

Mjeku: Studiuesit thonë se trazirat emocionale janë të zakonshme për gratë të cilat i janë nënshtruar mamografisë.

Një studim Suedez ka grumbulluar rreth 400 raste të tilla, ku 88 % e grave thanë se kishin ndjesi të pazakonta, të tilla si ankth, trishtim, marramendje. 83% kanë raportuar ankth; 67 % thanë se kishin ndryshime në sjellje dhe 53 përqind kishin probleme me gjumin.

Një ekspert në Shtetet e Bashkuara nuk ishte i habitur nga këto rezultate.

“Është e njohur se një mamografi me ultratinguj mund të shkaktojë ankth dhe vuajtje,” tha Dr. Stephanie Bernik, shefi i onkologjisë kirurgjike në spitalin Lenox Hill në Nju York.

Për fat të keq, shtoi ai, gratë janë në një pozitë të vështirë, sepse këto teste janë metodat më të mira për zbulimin e kancerit të gjirit në një fazë më të hershme, kur trajtimi mund të jetë më pak agresiv.

Një studim tjetër u udhëhoq nga Anetta Bolejko në Spitalin Universitar Skane në Malmo të Suedisë. Ky studim përfshinte 399 gra suedeze që kishin rezultate jonormale në mamografi , por në fakt nuk kishin kancer pas testeve të mëtejshme. Gratë plotësuan pyetësorët për shëndetin e tyre mendor para se të dinin se nuk kishin kancer.

Në krahasim me gratë që u tha se kanë pasur kancerin e gjirit pas një mamografie, gratë në studim raportuan pesë herë më shumë shqetësime mendore. 6 dhe 12 muaj pas marrjes së lajmit të mirë, ato vazhdonin të përjetonin probleme mendore në krahasim me gratë që kishin marrë rezultat pozitiv, thanë hulumtuesit.

Pasojat psikologjike të testit të mamografisë janë të zakonshme dhe mund të vazhdojnë edhe me kalimin e kohës”, tha Bolejko në një deklaratë për shtyp në 26 gusht 2015.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.