MENU
klinika

Ja si e përcaktojnë shkencëtarët

Truri i meshkujve apo femrave është më aktiv?

28.07.2023 - 11:38

Gjithnjë na ngacmon pyetja se cilët janë më të zgjuar, meshkujt apo femrat. Në fakt shkencëtarët kanë zbuluar një ndryshim të ri midis gjinive. Me sa duket, truri i femrave është më aktiv se ai mashkullit. Kjo nuk do të thotë që gratë janë më inteligjente sesa meshkujt, por rrjedha e gjakut në organin kryesor të sistemit nervor qendror është më i madh. Kjo do t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të tilla si Alzheimer.

Studimi, ka përdorur një teknikë të veçantë të imazhit si SPECT, e cila lejon matjen e rrjedhjes së gjakut brenda trurit, duke identifikuar rajonet me një aktivitet të lartë neurologjik. Imazhet janë marrë nga 128 rajone të trurit të vullnetarëve, 119 prej të cilëve ishin të shëndetshëm dhe 26. 683 ishin më një shumëllojshmëri të çrregullimeve psikiatrike të tilla si dëmtimi të trurit traumatik, apo çrregullim bipolar në humor, skizofreni dhe çrregullime psikotike. Duke analizuar rezultatet e 46,034 grupeve të imazheve të trurit të marra në këtë mënyrë, hulumtuesit kanë arritur të përcaktojnë dallimet gjinore.

Nga të dhënat e mbledhura treguan se truri femëror është veçanërisht aktive në lëvoren paraballore dhe sistemin limbik, e cila mund të shpjegojë pse femrat kanë tendencë për të treguar më shumë ndjeshmëri, intuitë dhe vetëkontroll, megjithatë, ato kanë një prirje më të madhe për ankth, depresion, pagjumësi dhe çrregullime të ushqyerit (sistemi limbik është i lidhur me sjelljen dhe emocionet, të tilla si humori dhe ankthi).

Në të kundërt, aktiviteti i trurit të meshkujve ishte më i lartë në fushat që lidhen me vizionin dhe koordinimin.

Për studiuesit të kuptojnë këto dallime është veçanërisht e rëndësishme. Së dyti, dallimet ndihmojnë shkencëtarët që të përcaktojnë rrezikun e vuajtjes nga çrregullime të trurit siç është Alzheimer. Rreziku që të preken gratë është më i madh, për shkak të aktivitetit intensiv të trurit, është më i fortë.