MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ndikon veshja në problemet gjinekologjike?

05.08.2023 - 11:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Doja të pyesja një mjek gjinekolog për një pyetje që më krijon shpesh debat. Pantallonat me shtat të shkurtër dhe të ngushta a ndikojnë në shfaqjen e problemeve gjinekologjike?

Mjeku: Pantallonat e ngushta dhe me shtat të shkurtër janë faktor ndihmues për infeksionet vaginale. Veshja e të brendshmeve të nailonit pa një shtrese pambuku në pjesën e kontaktit me organet gjenitale, çon gjithashtu në prirje për të krijuar terren për myk vaginal. Ndaj është e rëndësishme që veshja jo thjesht të jetë e modës, por edhe të respektojë trupin tuaj. Në fund të fundit, nëse trupi nuk është në rregull, asnjë veshje nuk ka rëndësi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.