MENU
klinika

Prej katër muajsh në paraburgim!

Angelos Syrigos sot në Tiranë, takim në burg me Belerin

11.08.2023 - 11:05

Greqia ka bërë lëvizjen e radhës për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, i cili prej katër muajsh ndodhet në paraburgim.

Sot deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos do të vijë në Tiranë, ku gatë vizitës në vendin tonë, Syrigos pritet të ketë një takim në ambientet e paraburgimit te Qendra Spitalore e Burgjeve Tiranë (Nënë Tereza).

Pas takimit, në orën 12:00, Syrigos do të prononcohet për mediat shqiptare, ku edhe do të zbulojë detaje nga takimi.

Arrestimi i Fredi Belerit ka ngritur tensionet me shtetin fqinj, ku zyrtarë grekë kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Fredi Beleri i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, mundi të fitojë kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Gjithsesi Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës.

Kryebashkiaku i Himarës rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg, nëse shpallet fajtor.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi