MENU
klinika

Policia Kufitare

Balla e nis ditën në aeroportin “Nënë Tereza”: Ja sa pasagjerë pritet të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë gushtit

05.08.2023 - 09:23

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e nisi ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit.

Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Edhe pse në pikun e mbërritjeve të pasagjerëve, në sportelet e aeroportit nuk ka asnjë radhë dhe kjo falë edhe teknologjisë “E-Gate”, e cila ndihmon për përpunimin e shpejtë të pasagjerëve.

“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN