Emri i Sali Berishës lidhet me skandalet më tronditëse financiare në historinë e pluralizmit shqiptar, me zhdukjet misterioze, me vrasjet masive të qytetarëve, me makinerinë gjakatare të Millosheviçit, me shitjen e territoreve detare Greqisë, me grabitjen e pronave në bregdet, me grushte shteti, me kapjen e institucioneve të pavarura, shkërmoqjen e administratës shtetërore, me linjën anti-Perëndim, me piramidat, me trazirat e ’97 dhe falimentimin e ekonomisë. Disa nga krimet e tij tronditëse janë përmendur me fakte në dosjen e tij të zezë të “non gratës” në Londër. Në vendimin e Britanisë së Madhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, sipas këtij të fundit, përmendet edhe një kontratë 1 milion dollarëshe
Ja çfarë thuhet në dosjen e britanikëve për Berishën
Biznesmeni i dyshimtë boshnjak Damir Fazlliç, një sekser me miq të fuqishëm në Uashington DC dhe në Ballkan, kërkoi 1 milionë dollarë ‘investim’ për Partinë Demokratike të Shqipërisë në mënyrë që të siguronte një kontratë fitimprurëse në telekomunikacion, aludon ish partneri i tij në biznes nga SHBA. Dy biznesmenë amerikanë që nisën një sipërmarrje të përbashkët me britaniko-boshnjakun Damir Fazlliç pretendojnë se ata i dhanë atij 1 milionë dollarë për t’ia kaluar ato Partisë Demokratike të Shqipërisë në këmbim, thonë ata, të miratimit të marrëveshjes nga ana e qeverisë. Ndërsa Shqipëria përgatitej për të hapur tregun e vet të bisedave telefonike përmes internetit, Voice over Internet Protocol (VoIP), në vitin 2006, Fazlliç dhe partnerët e tij amerikanë sakaq kishin krijuar Meridian Telecommunications, dhe po përgatiteshin të përfitonin avantazh të gjerë duke qenë firma e parë që ofronte këtë shërbim në bashkëpunim me kompaninë shtetërore Albtelecom.
Ndërhyrja e dy biznesmenëve amerikanë
Meridian, me bazë në Indiana, SHBA, sipas dokumenteve të mbajtura nga Komisioni Federal i Komunikimit (FCC), organit shtetëror amerikan përgjegjës për rregullimin e kompanive të telekomit që vepronjnë jashtë vendit, është në bashkëpronësi të Fazlliç, i cili zotëron 50 për qind të aksioneve, dhe amerikanëve Tim Ginn dhe Tony Altavilla. Kompania po shpresonte të realizonte së paku 3 milionë dollarë fitime vetëm gjatë vitit 2007, tregojnë dokumentet e kompanisë, por kishte vetëm një problem. Partnerët amerikanë duhej të bënin dy ‘pagesa për investim’ prej 500 mijë dollarësh secila për Partinë Demokratike në pushtet para 15 dhjetorit 2006, për të arritur marrëveshjen. Fazlliç, një njeri i lidhur ngushtë me kryeministrin shqiptar të kohës, Sali Berisha, i tha partnerëve të tij amerikanë se këto para nevojiteshin për të bërë pagesën duke qenë se “megjithëse kryeministri aktual i ka edhe tre vite të tjera mandat, ne kemi nevojë për njerëzit e duhur në qeverisjen vendore për të fituar. Kjo ndihmon këtë kauzë para fundit të vitit zgjedhor,” sipas procesverbalit të takimit të mbajtur nga Meridian në shtator 2006 dhe të lexuara nga BIRN.
Zbardhet dëshmia
“Fazlliç tha se gjithçka që duhet të bëjmë është të investojmë 1 milionë dollarë për të blerë politikanët atje për shkak se në këtë kohë, ma ha mendja mua, po ndodhin zgjedhjet vendore. Ai pretendoi se ne duhet të mbushim arkat e partisë fituese në mënyrë që ne, në fakt, të kishim arkën tonë të telekomit të mbushur. Kështu, Tim dhe unë dhamë atë një milion dollarësh,” pretendon Altavilla. Fazlliç mohoi prerazi pretendimet se ai ia kaloi paratë Partisë Demokratike, ndërsa kjo e fundit refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN në atë kohë.
1 milionë dollarë të depozituara në llogaritë personale të Fazlliçit
Ginn dhe Altavilla i thanë BIRN në intervista të veçanta se ata morën bashkarisht një kredi një milionë dollarëshe dhe ia transferuan paratë Fazlliçit në llogaritë e tij personale në bankën HSBC në SHBA, si dhe në ishullin e Xhersit, parajsë fiskale britanike. As BIRN dhe as partnerët amerikanë të biznesit nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë nëse paratë u dërguan më pas te Partia Demokratike dhe megjithëse Fazlliç pranoi se disa ‘investime’ u kryen, ai refuzoi të japë ndonjë detaj se si u shpenzuan këto para dhe mohon prerazi të ketë premtuar se do t’i çonte fondet te partia në këmbim të miratimit të marrëveshjes. Gjithsesi, sipas një emaili nga Fazlliç të lexuar nga BIRN, marrëveshja mes Meridian dhe Albtelecom u nënshkrua në tetor 2006. Kontrata që iu dha Fazlliçit dhe partnerëve të tij amerikanë u jepte akses te infrastruktura e internetit të Albtelecom për sipërmarrjen e tyre shqiptare me VoIP për gjashtë muaj.
Si u zhduk Fazlliç
Marrëveshja me Albtelecom filloi shumë mirë dhe Meridian fitoi së paku 150 mijë dollarë brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2007, pretendojnë biznesmenët amerikanë. Të gjitha këto para, thonë Ginn dhe Altavilla, u përdorën për të shlyer një pjesë të kredisë bankare. Gjithsesi, probleme teknike sollën ndërprerjen e shërbimit për shkak se kutia e telekomit që përdorej për të drejtuar thirrjet e tyre VoIP fikej vazhdimisht. Fazlliç, kontakti në terren në Shqipëri, fillimisht punoi për të zgjidhur vështirësitë, por, siç pretendojnë partnerët amerikanë, ai papritur nuk iu përgjigj më emaileve dhe telefonatave të tyre.
Kontrata e ‘falsifikuar’
Emailet e brendshme të Medirian të lexuar nga BIRN në atë kohë tregojnë se, ndërsa sipërmarrja e tyre në Shqipëri filloi të tronditej, Ginn dhe Altavilla zbuluan gjithashtu se kontrata e mbajtur nga Albtelecom kishte çmime dhe tarifa të ndryshme nga ato në kontratën që i qe prezantuar atyre nga Fazlliçi. Jo vetëm kaq, por Steve Slavin, administratori i Meridian, pretendoi se firma e tij në kontratën e Albtelecom qe falsifikuar, emri i tij qe shkruar gabim dhe se ai qe përshkruar në mënyrë jokorrekte me titullin ‘president’. Në emailet e lexuara nga BIRN, Albtelecom argumentoi se kutia qe fikur për shkak se Meridian nuk kishte paguar faturat e veta, gjë e kundërshtuar nga amerikanët në bazë të faktit se ata dispononin një kontratë tjetër të cilën e kishin firmosur. Albtelecom i tha Meridian se ata nuk e dinin se kush i kishte dhënë kontratën atyre dhe se ata nuk kishin të dhëna të ndonjë dokumenti alternativ. Fazlliç refuzoi të komentojë. Ortakët më pas sollën në fushë Obrad Kesiç, një lobist me ndikim në Uashington DC me origjinë serbe, për të gjurmuar Fazlliçin dhe për të rigjallëruar kontratën e tyre me Albtelecom, por pa sukses. Ginn thotë se në fund ata vendosën të pranojnë humbjet. “Duke parë sasinë e parave në lojë, unë prisja që Fazlliçi të qe kujdesur… Tony dhe unë nuk kishim para për ta ndjekur”, i tha ai BIRN. Fazlliç, bashkëshortja e të cilit Amra është një nënshtetase amerikane, i takoi fillimisht dy biznesmenët amerikanë më 2006 përmes një kontakti biznesi të përbashkët.
Fazlliç: Partia Demokratike nuk mori asgjë
Albania Elections Photo Democratic Party ËebsiteKur BIRN pyeti Fazlliçin mbi marrëveshjet e tij me Albtelecom përmes emailit, ai mohoi të kishte bërë ndonjëherë biznes me ta. Njësoj i ndrojtur në lidhje me përzierjen e tij me Meridian, Fazlliç i tha BIRN gjatë një interviste në qershor se ai “kishte punuar me kompaninë”, duke u përpjekur të hedhë dyshime nëse ai qe një aksioner dhe duke refuzuar t’i përgjigjet drejtpërsëdrejti pyetjeve mbi pronësinë, thjesht duke pyetur: “Si isha unë një partner?”. Gjithsesi, dokumente nga rregullatori amerikan FCC tregojnë se Fazlliç kishte nën pronësi gjysmën e Meridian Telecommunications përmes kompanisë me bazë në Qipro Cleone Limited. Sipas dokumenteve qipriote, Fazlliç është i regjistruar si drejtor i Cleone ndërsa aksioneri i vetëm i saj ishte kompania me bazë në Londër Moreëig Limited. Moreëig është një kompani guackë e themeluar në Londër nga një firmë regjistrimi qipriote, Ergoserve. Ajo është gjithashtu aksionerja e vetme e një kompanie tjetër me bazë në Qipro, Kelena Limited, e cila është e regjistruar zyrtarisht në këtë ishull. Bazuar në dokumentet ligjorë nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në Shqipëri, pronari i Kelena-s është Fazlliç. Fazlliç argumenton gjithashtu se ai nuk fitoi asgjë nga marrëveshja mes Meridian dhe Albtelecom për shkak se ajo dështoi, megjithëse emailet e shkëmbyera mes tij dhe partnerëve të tij amerikanë Ginn dhe Altavilla e bëjnë të qartë se ai natyrisht priste të fitonte. Në këto emaile, të lexuara nga BIRN, Fazlliç kërkoi që të gjitha fitimet të transferoheshin në llogarinë e tij bankare në Ishujt Britanikë Virgjin.
Si u shpërblye Fazlliç pas fitores zgjedhore të Berishës
Pas fitores zgjedhore të Berishës, Fazlliçi me shpejtësi filloi të përdorë kontaktet e tij për të ndërtuar perandorinë e tij të biznesit në Shqipëri në atë kohë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë. Ai themeloi në Tiranë tre kompani Croën Acquisitions, Virtu Acquisition dhe SRF Developments. Lidhjet e tij të dyshimta me pushtetin erdhën nën hetim intensiv kur prokurorët e Shqipërisë të alarmuar nga përdorimi i bankave nëpër parajsa fiskale dhe blerjeve me para në dorë të tokave filluan një hetim për pastrim parash në tetor 2008 mbi një seri marrëveshjesh tokash të ndërmjetësuara për Fazlliçin nga vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi./sot.com.al