MENU
klinika

"S'ka asnjë shkelje të rregullave"

Fotoja e Tahirit dhe Balilin dhe Bajrin, reagon Policia e Burgjeve

04.08.2023 - 18:10

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar për foton e publikuar ditën e sotme, ku shihet ish-Ministri Saimir Tahiri duke drekuar së bashku me Klement balilin dhe Safet Bajrin. Sipas drejtorisë së Burgjeve, fotoja është bërë në burgun Kosova në Lushnje, ku personat vuanin dënimet e tyre. Po ashtu theksohet se në këtë burg ushimi konsumohet në dhomë dhe se personat në foto kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Sqarim i opinionit publik! Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’. Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre. Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.

Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë. Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues. Drejtoria e Burgjeve ju falenderon për ndjeshmërinë dhe është e hapur për adresimin e saktë të çdo shqetësimi me ndjeshmëri të lartë publike. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Me respekt, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN