MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më kanë dalë disa pika kafe në lëkurë. A janë të rrezikshme?

05.08.2023 - 11:12

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më kanë dalë disa pika në ngjyrë kafe të errët në lëkurë. A janë të rrezikshme?

Mjeku: Dalja e pikave kafe në lëkurë, është pasojë e ekspozimit në diell. Ju mund ta keni gjenetike këtë fenomen, por edhe nga ekspozimi i tepruar në diell, djegiet nga dielli, mospërdorimi i kremrave fotombrojtës i shtojnë këto elemente të kaftë në lëkurë. Ju rekomandoj të merrni një suplement çdo mëngjes (Rilastil sun system) gjatë gjithë periudhës së verës. Këto tableta ndodhen në farmaci dhe nuk kanë efekte anësore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN