MENU
klinika

E zë korrenti teksa po lahej në dush

Ndërron jetë 32-vjeçarja në Cërrik

19.08.2023 - 22:11

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Cërrik gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas burimeve nga Policia, një 32-vjeçare teksa ka qenë duke u larë në dush, e ka zënë korrenti dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.