MENU
klinika

Çmimi marramendës

Nëse është Ferrari është e shtrenjtë, edhe nëse është mbetje…

19.08.2023 - 08:48

Mbetja e ndryshkuar e një Ferrari u shit së fundmi në ankand me një çmim prej 1.7 milion dollarë. Ky Ferrari 500 Mondial Spider i vitit 1954, është vetëm i dyti prej 13 makinave me një trup të ndërtuar nga firma e njohur italiane Pininfarina, duke e bërë atë një nga modelet më të rralla dhe të dëshiruara nga kjo periudhë e Ferrari-t.

I vendosur në ankand nga RM Sotheby’s, kjo makinë specifike drejtohej nga Franco Cortese, shoferi i ekipit Ferrari dhe gjithashtu garoi edhe në Mille Miglia, Targa Florio dhe Imola Grand Prix. Përderisa shumica e modeleve 500 Mondial Spider fuqizohej nga një motor 2.0 litërsh me katër cilindra, kjo makinë vjen me një motor “Tipo 119 Lampredi” 3.0 litërsh me katër cilindra dhe kuti ingranazhi me numra të ngjashëm. RM Sotheby’s kishte vendosur një vlerë në mes të 1.2 milion dhe 1.6 milion dollarëve, por çmimi shkoi në 1.7 milion dollarë duke mos përfshirë përqindjen premium të ankandit prej 10%, duke e dhënë një çmim përfundimtar prej 1.87 milion dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN